Categories Lajme

“Po ndjek situatën hap pas hapi”, Presidenti Meta apel për masa ndaj koronavirusit: Shëndeti i çdo qytetari prioritet, kërkohet përgjegjshmëri maksimale

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave për të apeluar dhe njëherë për përgjegjshmëri maksimale për të përballuar situatën nga koronavirusi pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri. Meta tha se vlerëson angazhimin dhe masat e marra nga institucionet përgjegjëse dhe i ftoi qytetarët ta përballojnë me qetësi këtë situatë.

“Sot u konfirmuan dy rastet e para të koronavirusit. Duke iu uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin tim me ta, familjarët dhe ekipin mjekësor. Duke vlerësuar angazhimin dhe masat e marra nga institucionet përgjegjëse shtetërore përfshi dhe vendimet e qeverisë, i ftoj qytetarët ta përballojnë me qetësi këtë situatë. Të respektojnë protokollet mjekësore, të ndjekin sugjerimet e institucioneve shtetërore. Nuk ka vend për panik por nuk ka vend për nënvlerësimin më të vogël nga të gjitha institucionet dhe qytetarët. Kërkohet përgjegjshmëri maksimale. Profesionalizëm, përkushtim e transparencë”, u shpreh Presidenti Meta.

Ai theksoi se shëndeti i çdo qytetari është prioritet. “Mbështes të gjithë personelin mjekësor, mjekët dhe infermierët në mbarë vendin që do iu duhet të përballen me këtë rrezik serioz. Apeloj angazhimin e strukturave shtetërore me forcat më të kualifikuara. Iu bëj thirrje të gjitha institucioneve vendore e qendrore të marrin masa për sigurimin e çdo qytetari, nisjen e trajnimeve të personelit, përcaktimin jo vetëm të karantinave por dhe të pajisjeve dhe të gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve. Po ndjek situatën hap pas hapi”, deklaroi Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME