Categories Lajme

Tiranë, prangosen 4 persona dhe procedohet një tjetër

Policia e Tiranës ka bërë të mundur prangosjen e 4 personave dhe ka proceduar një tjetër.

Konkretisht, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. D., 21 vjeç.

“Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me drejtues A. D. dhe pasagjer S. D., në xhepin e xhupit të shtetasit S. D., kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kokainë.” – njofton policia.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi A. D., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Po ashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 23 vjeç, sepse në sheshin “Skënderbej”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A. K., 40 vjeç.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe ka goditur shtetasin A. J., në rrugën “Shaban Bardhoshi”.” – njofton policia.

Ndërsa, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. D., 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME