Categories Lajme

‘Po pse më le o vlla…

Të afërmit e viktimës Nikola Ikonomi, kanë mbërritur në spitalin e Vlorës, ku kanë marrë vesh edhe lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit të tyre. Në këto momente familjarët kanë shpërthyer në vaj. Ndërsa policia është munduar t’i qetësojë. Mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës u vra në pragun e shtëpisë Dilaver Tozaj. Ai u gjet nga kalimtarët në afërsi të shkollës së Selenicës, me tre plumba në trup. Ndonëse u transportua në spitalin e Vlorës, Tozaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Policia njofton se Tozaj kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi.

Ka ndërruar jetë në spital Dylaver Tozaj 47-vjeç të cilit iu bë atentat pasditen e sotme në hyrje të Selenicës në Vlorë. Nga burimet në vendngjarje bëhet me dije se atentati i është bërë 47-vjeçarit në afërsi të banesës së tij. Mësohet se Tozaj është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës nëpërmjet një automjeti privat nga i afërmi i tij, i cili në videon e mëposhtme shfaqet i veshur me një palë pantallona të shkurtra të gjakosura dhe i zbathur, gjithashtu në një gjendje të rëndë psikologjike. Tozaj ka marrë 7 pl*mba nga një shtetas ende i pa identifikuar, 3 prej të cilëve në kokë që kanë rezultuar fatal për jetën. Gazetarja e terrenit Afrovita Hysaj ka arritur të zbuloj se Tozaj në dokumentacion figuron me emrin Nikola Ikonomi, duke lënë kështu të kuptohet që viktima ka ndryshuar emër. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Kujtojmë që Resulaj është fshati ku vetëm një vit më parë Ritvan Zykaj vrau 8 anëtarë të fisit të tij për motive banale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME