Categories Lajme

Pogradec, ndalohen dy persona

Policia e Pogradecit ka arrestuar 2 persona, të shpallur në kërkim për trafik droge. Në pranga përfunduan shtetasit Nexhip Ibrahimllari 37 vjeç banues në Velçan të Maliqit dhe Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, banues në Porodinë, Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës ka dënuar Ibrahimllarin me 12 vjet burgim, kurse Emanuel Çyçllarin me 8 vjet për vepra penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike. Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë prej policisë, pasi në fshatin Velçan, Maliq, iu janë gjetur dhe sekuestruar 722 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa. Gjithashtu, ndaj dy të arrestuar rëndon edhe një akuzë tjetër, ajo e kultivimit të bimëve narkotike pasi më datë 20.08.2018, në fshatin Velçan, u godit një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve.

Në atë kohë, materialet i kishin kaluar Prokurorisë së Korçës. Tashmë dy të arrestuarit do të dërgohen në burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksion antidrogë me disa të arrestuar në Gramsh, sekuestrohet kokainë

Një aksion antidrogë është duke u zhvilluar në qytetin e Gramshit, ku është sekuestruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fluturimi Manchester–Tiranë/ Panik në avionin e Ryanair, pasagjerët gjejnë mesazhe alarmuese për bombë në tualet!

Momente tensioni janë përjetuar nga pasagjerët e një avioni të kompanisë Ryanair, i cili udhëtonte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjet drogë në berberhanen dhe banesën e tij, arrestohet 44-vjeçari, procedohet penalisht edhe vëllai

Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, pasi akuzohet se mbante kanabis me qëllim shitjen në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

Pamje të pazakonta janë regjistruar në aeroportin kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit, ku zona e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME