Categories Lajme

Pogradec/ Peshkatarët e mbytur, ja dyshimet se si ndodhi

Një rezervuar i vogël në fshatin Bradomirë i ka marrë jetën sot dy peshkatareve ku sipas banorëve ishin te vetmit që dilnin here pas here për peshkim. Ky rezervuar përdorej për vaditjen e tokave te fshatarëve por edhe si një nevojë e fshatarëve në kushte jo te mira për të peshkuar. Peshkatarët kane dalë mëngjesin e se dielës për të peshkuar duke mos u kthyer më. Kanë qenë familjarët te cilet nga vonesa e tyre janë alarmuar dhe jane nisur për kërkim ku dhe kane bërë të mundur nxjerrjen e trupit të Arben Pupa, pasi kishte dale në sipërfaqe dhe shihej me sy të lirë.

Polumbaret në vendngjarje kane mbërritur rreth orës 18:00 ku kanë studiuar thellësinë e rezervuarit dhe në oret e para te mengjesit të se hënës do punojnë për te gjetur shtetasin Ramazan Kojtori, i cili mesohet të jete edhe ish-kryeplaku i fshatit Bradomire. Varka me te cilën po peshkonin viktimat ështe gjetur në rezervuar, ndërsa duket një varke teper e vogël. Mendohet se pesha e tyre dhe sasia e madhe e peshkut të ketë qene shkaku i mbytjes se tyre. Viktimat e administronin vete ketë rezervuar duke hedhur rasatin e peshkut për shumimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME