Categories Lajme

Pogradec/ Vajza 9-vjeçare qendroi disa ditë me nënën e pajetë në banesë

Policia ka dhënë detaje lidhur me gruan që u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Pogradec, ndërkohë që në banesë ishte dhe vajza e saj, e cila vuan nga paaftësi fizike. Maria Markovska 45-vjeç, me shtetësi maqedonase, sipas Policisë dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale disa ditë më parë. Duke qene se vajza 9-vjeçare ishte e paaftë për tu kujdesur për veten e saj, ajo është gjetur në gjendje të rënduar, pasi kishte disa ditë që qendronte e paushqyer në banesë. Duke qenë se vajza e mitur ka humbur edhe babain rreth një muaj më parë, ajo pritet të strehohet fillimisht në një qendër sociale në qytetin e Korçës. “Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor. Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia. Policia e gjeti vajzën mbrëmë të paushqyer dhe të trembur duke e dërguar menjëherë në shërbimin e Pediatrisë, ku po merr kujdesin shëndetësor. Ndërkohë, trupi i 45-vjeçares Maria Zia Markovska është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME