Categories Lajme

Pol icia e Vlorës në aks ion, k.ap 5 persona brenda 24 orëve

Policia e Vlorës ka arrestuar pesë persona gjatë 24 orëve të fundit.

Uniformat blu raportojnë se në pranga ranë: 34-vjeçari me iniciale G. S., 34 vjeç, banues në Vlorë. 

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2017, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

– 56-vjeçari me iniciale H. B., banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë.Arrestimi i tij u bë pasi pranë banesës së tij policia ka konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.

– 30vjeçari  A. D., banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë. Ai u arrestua pasi u kap duke vjedhur një dyqan kozmetik në lagjen “Isa Boletini”.

– 50 -vjeçari E. Z., banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në lagjen “11 Janari” duke drejtuar automjetin Mercedes Benz, në gjendje të dehur.

– 32-vjeçari M. A., banues në fshatin Berdenesh, Sarandë.

Ai u arrestua pasi duke udhëtuar me motomjetin Dayang pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin e mjetit në aksin rrugorë Ura e Çukës – Ksamil dhe si pasojë është aksidentuar duke u dëmtuar vetë lehtë.Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme proçeduriale.


Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME