Categories Lajme

Policët prangosin 8 vjeçarin brenda shkollës, i mituri qan me duart e lidhura

Një video shokuese vjen nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shihet një i mitur duek u prangosur nga policia. Pamjet janë regjistruar në vitin 2018 por janë publikuar për herë të parë këtë të hënë. Në video shihen oficerët e policisë të cilët prangosin një djalë 8 vjeçar, brenda shkollës. Gjatë këtij akti, i mituri nis e qan teksa efektivët i thonë se do të shkojë në burg, shkruan Daily Mail.

Ngjarja është filmuar nga kamera e trupit e një polici ndërsa bëhet fjalë të ketë ndodhur më 14 dhjetor 2018. Ajo çfarë e bën akoma më zemëruese ngjarjen, është se i mituri mendohet të jetë me aftësi ndryshe, por që efektivët me sa duket nuk e kanë marrë parasysh. Këta të fundit kishin mbërritur në një shkollë ku fëmija raportohet të ketë goditur një mësues. Pamjet janë publikuar nga një avokat këtë të hënë, ndërsa emri i fëmijës nuk bëhet i ditur për shkak të moshës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME