Categories Lajme

Pòlici në Durrës ínfektohet për herë të dytë, në Vlorë 5, Shkodër 5, Belsh 1

Një punonjës pòlicie në Durrës është ínfektuar për herë të dytë me kòronavirus, ndërkohë që është prekur edhe gruaja e tij.Gjatë orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë tre persona në Durrës nga të cilët 2 janë të reja dhe polici është ripërsëritje. Po gjatë këtyre orëve është konfirmuar për herë të parë një rast me Còvid në qytetin e Belshit. Nënë e bijë kanë rezultuar pozitive pasi kanë pasur kontakte me persona në Tiranë. Burime për Faxweb.al thonë se ato janë izoluar në banesën e tyre dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Po gjatë këtyre orëve në qytetin e Shkodrës, që është një prej vatrave më të nxehta në vend kanë rezultuar 5 raste të reja, prej të cilave një është në Pukë, një në Malësi të Madhe (Vrakë) ndonëse kjo zonë ishte e paprekur që në fillim të pandemisë ndërsa tre raste të tjera ndodhen brenda qytetit, të cilat janë kontakte të afërta. Në qytetin e Durrësit kanë rezultuar 3 raste, nga të cilët dy janë raste të reja dhe një ripërsëritje, i cili është polici që infektoi edhe gruan. Ndërsa në Krujë janë bërë 14 testime, nga të cilët dy kanë rezultuar pozitivë. Në Vlorë bëhet me dije se pas testimit të 14 personave, 5 prej tyre kanë rezultuar pozitive. 4 rastet e reja janë familjarë të të prekurve të cilët rezultuan pozitiv një ditë më parë dhe 1 rast është i ri. Të dhënat e 24 orëve të fundit janë informale, ndërkohë që pritet përditësimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të konfirmuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME