Categories Lajme

U përball me vettingun, KPK merr vendimin për gjyqtaren GJKKO

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të konfirmojë në detyrë gjyqtaren Etleva Deda.
Gjyqtarja Etleva Deda e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që kryeu procesin e vetingut për Dedën përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Roland Ilia anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.

Etleva Deda e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në vitin 2010, Deda e drejtoi përkohësisht këtë gjykatë si kryetare e komanduar. Me shkrirjen e Krimeve të Rënda, ajo kaloi te Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Relatorja e çështjes, Valbona Sanxhaktari tha në fillim të seancës dëgjimore se Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për gjyqtaren Deda në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Hetimi i pasurisë është përqendruar në një apartament 115 m2 në Tiranë, që Deda e ka blerë në vitin 2011 në vlerën 92 mijë euro. Sanxhaktari renditi burimet e krijimit të deklaruara nga Deda për këtë pasuri; një kredi në vlerën 5 milionë lekë të marrë në vitin 2006; të ardhura nga puna; dy dhurata nga prindërit, një në vlerën 15 mijë euro dhe një në shumën 4 mijë euro dhe vlera të përfituara nga shitja e dy objekteve.

Sipas Komisionit, gjyqtarja Deda e ka shlyer vlerën e apartamentit në dy këste, 72 mijë euro në vitin 2009 kur është porositur dhe 20 mijë euro në 2011-ën kur e ka marrë në dorëzim.
Sanxhaktari identifikoi mosdeklarimin e gjendjes cash në shtëpi të kredisë së marrë në vitin 2006 si edhe të ardhurave të përfituara nga shitja e objekteve.

Deda shpjegoi se mosdeklarimi i këtyre vlerave edhe si gjendje cash ka qenë një pasaktësi e paqëllimshme, rrjedhojë e kuptimit të deklarimit. Sipas gjyqtares, ajo kishte deklaruar kredinë dhe vlerat e përfituara nga shitja e objekteve në Durrës, duke e konsideruar këtë të mjaftueshme.
Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Deda e kishte marrë kredinë 5 milionë lekë për blerjen e një apartamenti në qytetin e Durrësit në vitin 2006, kontratë e cila ishte revokuar. Vlera e kredisë është tërhequr nga Deda dhe sipas saj është mbajtur në shtëpi dhe më pas është përdorur për blerjen e apartamentit në Tiranë, disa vite më vonë.

Lidhur me mospasqyrimin në deklarata të kontratës së porosisë për apartamentin në Durrës, Deda sqaroi gjatë seancës dëgjimore se e kishte revokuar brenda vitit dhe se nuk e kishte zotëruar ndonjëherë si pronë.

“Për shkak të largësisë, hoqa dorë dhe mendova të blija një apartament në Tiranë. Vlera e kredisë është përdorur me të njëjtin qëllim, blerje apartamenti për banim,” pohoi ajo, duke shtuar se ishte mirëkuptuar për revokimin e kontratës së sipërmarjes nga ndërtuesi, të cilin e kishte të afërm.
Komisioni ka hetuar edhe të ardhurat e familjarëve të gjyqtares Deda, të cilat kanë rezultuar të mjaftueshme. Sanxhaktari tha se subjekti ka shpjeguar se prindërit kanë zotëruar një aktivitet tregtar, ndërkohë që kanë shitur apartamentin e tyre në Durrës prej nga kanë siguruar të ardhurat për dhurimin e 15 mijë eurove. Deda tha se ishte dakord me konstatimet e KPK-së për pasuritë, të ardhurat dhe shpenzimet e prindërve dhe të motrave.

Prej analizës financiare ka rezultuar një balancë negative në vlerën 379 mijë lekë për shlyerjen e vlerës së apartamentit. Sanxhaktari pohoi se subjekti kishte paraqitur shpjegime lidhur me këtë gjetje, të cilat do të vlerësohen para marrjes së vendimit përfundimtar.
Në fjalën e saj, Deda kërkoi që kursi i këmbimit për shumat e paguara në euro të vlerësohej bazuar në një mesatare të asaj periudhe. Komisioni paraqiti vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin e Dedës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME