Categories Lajme

Policia bastis një shtëpi në Tepelenë, pronari mbante thesin me drogë dhe një armë pa leje

Një person është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia në Tepelenë, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij është gjetur një thes i zi me drogë dhe një armë gjahu pa leje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në fshatin Xhafaj, Memaliaj, shtetasi B. K. posedonte lëndë narkotike, ushtruan kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. K., u gjetën 3.75 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu pa lejen përkatëse.  Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., banues në fshatin Xhafaj, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, njofton Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME