Categories Lajme

Rritja e çmimit të karburantit/ Vasili thirrje Ramës: Mblidh sot parlamentin, hiq këto dy taksa!

Teksa vendi po përballet me protesta për rritjen e çmimit të karburantit dhe të produkteve të shportës, LSI ka bërë thirrje qeverisë që të heqë dy taksa. bëhet fjalë për taksën e qarkullimit dhe të karbonit.

Në një dalje për mediat nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i bëri thirrje Ramës që të mbledhë sot Kuvendin dhe të miratojë këto ndryshime.

Deklarata e plotë: Përshëndetje! I bëj thirrje Edi Ramës të miratojë menjëherë propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim të depozituar në Kuvend për heqjen e dy taksave nga nafta dhe benzina. Taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit të cilat rëndojnë çmimin e karburanteve. Edi Rama të mbledhë Parlamentin qoftë edhe sot në darkë pasi situate është shumë e rëndë dhe nuk pret.

Qeveria ka qenë dhe është përgjegjëse dhe bashkëpunëtore në krijimin e monopoleve në fushën e karburanteve dhe kontrollit absolut të tregut duke krijuar hapësira për spekulim me çmimet në kurriz të qytetarëve.

Nga kjo situatë me çmimet ka dy përfitues, qeveria që shton të ardhurat dhe oligarkët që zotërojnë monopolin e karburanteve. Qeverisë, këto të ardhura i duhen për të paguar inceneratorët dhe koncesionet e veta korruptive dhe për të vazhduar të qirasë oligarkët me copa të reja.

Rritja e çmimit të naftës prek të gjitha shtresat e popullsisë, që nga mijëra përdorues mjetesh tek çmimet e transportit publik, tek rritja e çmimit të produkteve ushqimore të shportës dhe dhjetëra shërbimeve të tjera.

Kjo situatë i ka detyruar mijëra qytetarë anembanë vendit që të protestojnë, pasi buxhetet familjare të tyre janë drejt shkatërrimit dhe është vënë në rrezik mbijetesa e përditshme e qytetarëve.

Edi Rama për të justifikuar korrupsionin e tij, gënjen kur lidh çmimin e naftës me çmimin e energjisë elektrike. Për energjinë elektrike, vetëm 3 muajt e fundit Edi Rama i ka dhënë qindra milionë euro për të mbyllur gropat e zeza të korrupsionit dhe përdorimit të energjisë elektrike si mall elektoral për të blerë vota.

Administrimi i energjisë elektrike dhe resurseve të saj është një aferë tjetër gjigande korruptive të cilën e kemi denoncuar vazhdimisht por dhe ku SPAK-u duhet të veprojë me shpejtësi.

Për sa i takon çmimit të naftës, qeveria si bashkëpërgjegjëse për krijimin e monopoleve ka krijuar dhe lejuar situata ku çmimi lëviz brenda ditës dhe brenda pak orësh.

Në këtë mënyrë qeveria është kthyer përfundimisht së bashku me oligarkët në spekulantët më të zi në këto kohëra të vështira të fillimit të luftës në Ukrainë.

I bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotit Gledis Nano që të marrë përgjegjësitë për sjelljen e uniformave blu të paidentifikuar dhe me fytyra të mbuluara dhunojnë qytetarët e ndershëm që protestojnë paqësisht për rritjen e çmimeve, të ndalë dhunën ndaj mediave që pasqyrojnë protestat, të ndalë dhunën e turpshme që nuk ka kursyer as vajzat dhe gratë dhe t’i japin përgjigje krimit dhe trafikantëve të cilët e kanë kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e europës. Këtë presion shqiptarët nga policia dhe jo të kthehet në vegël qorre të Edi Ramës dhe interesave të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME