Categories Lajme

Policia e Fierit arreston 2 persona, dogjën 3000 pemë Paulonja dhe 1 hektarë me pisha

DVP Fier, Policia e Fierit identifikon dhe ve në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies në Fermë Roms ku u dogjën 3000 pemë Paulonja.

Gjithashtu, nga Policia e Lushnjes, identifikohet dhe arrestohet edhe autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Kolonjë, Lushnjë, ku u dogjën 1 hektarë me pisha.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, falë reagimit në kohë dhe informacineve të marra në rrugë policore, bënë të mundur, identifikimin , kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit K. M., 60 vjeç, pasi në fshatin Fermë Roms, ka ndezur disa vatra zjarri dhe për pasojë janë djegur 3000 pemë Paulonja.

Gjithashtu, si rezultat i reagimit në kohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Polcisë Lushnjë, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 57 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnjë.

Në kodrat e fshatit Kolonjë, ky shtetas kishte ndezur zjarr në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një hektar pyll me pisha duke rrezikuar zonën e mbrojtur të “Parkut të Manastirit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME