Vlorë, Në vijim të punës së pandërprerë për vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ndryshëm, gjatë 24 orëve të fundit Policia ka arrestuar 4 persona, njëri prej të cilëve ishte në kërkim: E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë me urdhër të Prokurorit për zbatimin e vendimit penal të vitit 2017, ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. K. M., 45 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në lagjen “24 Maji” Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij të moshuar. A. R., 47 vjeç, banues në fshatin Kulluricë, Finiq. Arrestimi i tij u bë në kryqëzimin e fshatit Kulluricë pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi përkatës. K. A., 53 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë. Arrestimi i tij u bë në aksin rrugor Stjar-Delvinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Categories
Lajme
Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona
