Categories Lajme

Policia italiane kap “skifterin” e banesave, në pranga 25-vjeçari shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Bolonja të Italisë për grabitjen e një shtëpie. Sipas mediave italiane, efektivët e policisë po ushtronin kontroll në zonën e Via Erbosa, pas raportimit për një motor të grabitur. Ata vunë re dy persona të cilët po ecnin në rrugë, dhe në momentin që panë policinë, filluan të shpejtojnë hapin.

Efektivët i bënë shenjë të ndalonin por ata filluan të vraponin dhe një prej tyre hodhi një çantë në tokë. Në çantë u gjetën disa bizhuteri argjendi dhe ari, të cilat rezultuan të vjedhura. Gjatë ndjekjes, policia arriti të arrestojë 25-vjeçarin shqiptar, ndërkohë që personi tjetër, ende i paidentifikuar, arriti të shpëtojë. Sipas policisë italiane, i riu është arrestuar dhe dëbuar më parë nga shteti fqinj për grabitje të banesave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME