Categories Lajme

Policia italiane vendos në pranga shqiptarin për trafik kokaine

Policia italiane ka vendosur në pranga një shqiptar për posedim dhe trafik kokaine. Shqiptari kishte kërkuar azil në Itali, ndërsa ndiqej vazhdimisht nga policia për lëvizjet e tij të dyshimta.

Ai kishte mbërritur në Pesaro disa muaj më parë, duke rifilluar aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë; aktivitet për të cilin tashmë ishte hetuar në qytetin ku kishte qëndruar më parë.

Por kjo fundjavë nuk ka qenë me fat për shqiptarin. Ai ka dalë për të tregtuar kokainë duke qenë se blerjet në fundjavë janë edhe më të mëdha, por ka rënë në prangat e policisë.

Duke parë lëvizjet e shqiptarit, policia iu vu pas duke kryer kontroll edhe në shtëpinë e tij. Dhe pikërisht brenda dhomës së gjumit ata gjetën të mbështjellë rreth 21 gramë kokainë, e fshehura brenda çorapeve.

Gjithashtu policia gjeti materialin për paketimin e dozave si dhe një shumë parave prej 450 euro, e mbajtur si burim të ardhurash të veprimtarisë së tregtimit të paligjshëm.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën e Pesaros ku u vendos masa e sigurisë, arrest shtëpie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME