Categories Lajme

Policia kontroll në oborrin e banesës , pranga 63-vjeçarit në Vlorë, detaje

DVP Vlorë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 63 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin D. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Hajro Cakerri”, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin T. M., 33 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin D. L., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi është konstatuar duke kryer punime në tokën e tij, në kundërshtim me destinacionin ligjor të paracaktuar, duke ndryshuar kështu regjimin juridik të tokës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 45 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME