Categories Lajme

Policia ndëshkon shoferin “trim”, e detyron të ecë mbrapsht me makinë

Ndëshkimet ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor nuk janë vetëm në formën e gjobave. Policia Rrugore ka detyruar një shofer që të ecë mbrapsht, pasi ishte duke qarkulluar në sens të kundërt, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve të tjera.

Policia thotë se ky drejtues mjeti u denoncua nga qytetarët dhe shofer të cilët ishin të fyer nga veprimi i tij. “Policia Rrugore ka mbrritur menjëherë në adresën e dhënë dhe e ka detyruar drejtuesin e mjetit të qarkullojë pas, me qëllim që kolona e rregullt e mjeteve, të shikonte “trimërinë” e tij”, sqaron policia në njoftim.

Përveç ndëshkimit moral, ndaj këtij drejtuesi mjeti policia mori masën administrative plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit nga 2 deri në 6 muaj. Policia thotë se publikimi i këtij rasti bëhet në respekt të qytetarëve që denoncuan dhe në kuadër të sensibilizimit për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve dhe nga këmbësorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME