Categories Lajme

Policia në ndjekje të ‘akrepit’/ Kalonte emigrantët me gomone drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg

Policia britanike dhe belge po ndjek një trafikant të qenieve njerëzore, i cili dyshohet se drejtonte një grup të krimit të organizuar që kishte kontrabanduar më shumë se njëqind emigrantë në Britani.

Shtetasi 36 vjeçar, Barzan Kamal Majeed, njihej ndryshe edhe me nofkën ‘Akrepi’, ndërkohë që ende është në arrati, shkruan Daily Mail.

Ai u dënua në mungesë muajin e kaluar me 10 vite burg, nën akuzën e kontrabandës së qenieve njerëzore.

Majeed, me origjinë nga Nottingham, u gjobit gjithashtu me shumën 968,000 Euro ose thënë ndryshe 849,000 paund.

36-vjeçari është kreu i një grupi të krimit të organizuar që tentoi të kontrabandonte emigrantët në Britaninë e Madhe me varka të vogla dhe kamionë. Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po punojnë me oficerët në Belgjikë për të gjurmuar Majeed dhe kanë lëshuar një urdhër për arrestimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME