Categories Lajme

Policja e burgut filmohet duke puthur të burgosurin: Kjo ishte ajo që doja

Një gardiane ka humbur punën pasi është filmuar duke puthur një të burgosur brenda qelisë. Ngjarja ka ndodhur në Skoci. Incidenti është filmuar nga vetë i burgosuri i cili “i rrëmbeu” një puthje polices së burgut përmes një telefoni që e kishte fshehur.

Në videon prej më shumë se 1 minute, shihet i burgosuri Addiewell Kevin Hogg i cili endet brenda mureve të qelisë së tij. Ai vendosi telefonin në një pozicion që filmonte nga dera e qelisë.

Pas pak aty shfaqet edhe policja e burgjeve Rachel Wilson, e cila bisedon me të burgosurin. Të dy dëgjohen duke biseduar përpara se t’i japin një puthje njëri-tjetrit që zgjat disa sekonda. “Kjo ishte ajo që doja”, dëgjohet të ketë thënë i burgosuri pas puthjes.

Video është filmuar javët e fundit dhe është shpërndarë në shumë burgje të vendit. Pas incidentit, policja e burgjeve u shkarkua nga detyra. Fillimisht autoritetet besuan se i burgosuri kishte filmuar puthjen me gardianen për ta shantazhuar atë më pas. Por të burgosurit e tjerë thanë se Hogg e kishte bërë filmimin për t’u mburrur tek të dënuarit e tjerë. Nuk dihet nëse gardiania dhe i burgosuri janë në një lidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME