fbpx
Politike

Albin Kurti: Kosova tani ka nevojë për këshilla dhe ndihmë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë qëndrimit në Gjermani ka zhvilluar një takim me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti ka bërë me dije se përveç diplomatit amerikan, ka takuar edhe deputetët e Bundestagut Peter Beyer dhe Christian Schmidt.

“Ishte kënaqësi të takoj diplomatin amerikan Philip T. Reeker, i cili e njeh mjaft mirë Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, unë takova edhe deputetët e Bundestagut Peter Beyer dhe Christian Schmidt.

Në Konferencën për Siguri në Mynih, unë nënvizova që Kosova tani ka nevojë për këshilla dhe ndihmë që të sigurojë vende pune dhe drejtësi”, ka shkruar Kurti.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button