Categories Politike

Basha në Greqi për 28 Nëntorin, ja çfarë ka organizuar me bashkatdhetarët në Athinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur që 28 nëntorin e këtij viti ta festojë në Greqi. Me anë të një njoftimi zyrtar, Basha ka bërë me dije se Ditën e Pavrësisë së Shqipërisë do ta festojë me bashkatdhetarët në Athinë. Mësohet se takimi do të zhvillohet në mjediset e Hotel Radisson Blue Park, në zonën Pedion Areos, ku fillon Leoforo Aleksandras.

Më pas, sipas njoftimit në orën 19:00 do të zhvillohet një takim festiv, ndërsa më vojë Basha mësohet se do të shpalosë alternativat e partisë së tij, për gjithë zhvillimet në vend dhe trajtimin e emigrantëve shqiptarë nëpër botë.

Ftesa publike e bërë nga kryetari i Degës së Partisë Demokratike për Greqinë, Fatmir Gjoçi.

Të dashur bashkatdhetarë! Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor 2019, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, në ora 19:00, fton të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Greqi, në një takim festiv në Athinë, për të festuar së bashku, ditën më të rëndësishme të Kombit Shqiptar.

Më pas në orën 20:00, z. Basha do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët Shqiptarë që jetojnë në Greqi, për problematikat e emigracionit shqiptar, alternativë e Partisë Demokratike për emigrantët dhe nevoja që ka Shqipëria për kontributin e çdo Shqiptari, pavarësisht se ku jeton.

Mirëpresim çdo Shqiptar që jeton ne Greqi, pavarësisht bindjeve politike.

28 Nëntori është dita e Shqiptarëve!

KRENAR QË JAM SHQIPTAR!

Adresa ku do të zhvillohen të dyja takimet:

Salla e mbledhjeve dhe eventeve:

RADISSON BLU PARK HOTEL

Leoforo Aleksandras 10, Athinë, Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME