Politike

Hoqi dorë nga Vlora? Kryeministri Edi Rama konfirmon kandidimin në Durrës

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me kandidatët pjesëmarrës në garën “Deputeti që Duam”, për të zënë një vend në listat e PS-së, konfirmoi kandidimin e tij në qytetin e Durrësit.

“Unë do jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë një vend të veçantë për Durrësit si potencial i pashfrytëzuar. Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës me një punë që vazhdon dhe nuk e bën dot askush më mirë se dhe pse ne nuk jemi më të mirë”, tha Rama. Përveç Vlorës, kryesocialisti do të jetë edhe në listën e Durrësit dhe kjo lidhet me faktin se qyteti bregdetar ishte më i prekuri nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në këtë qytetet pritet të zhvillohet edhe beteja më e fortë elektorale për zgjedhjet parlamentare, pasi opozita do të luajë fort me kartën e rindërtimit të pasojave të tërmetit, që sipas tyre nuk është mbajtur nga qeveria e majtë. Ndërsa në listën e PS-së, pritet të jenë Lefter Koka, ish-deputeti i LSI dhe Ardian Çela drejtori i OSHEE.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: