Politike

Pse hesht Basha? Salianji: Zgjedhjet do përsëriten

Kandidati për deputet i PD-së, Ervin Salianji, i cili doli fitues në 25 prill, deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha nuk mund të flasë për rezultatin e zgjedhjeve në një kohë kur ato nuk janë certifikuar. I ftuar në ‘Kjo Javë’ Salianji tha se nëse Basha do të fliste para kohe, do të tradhtonte besimin e demokratëve.

“Unë nuk di që një kryetar partie të flas pa u certifikuar zgjedhjet. Të gjithë flasin pasi certifikohet rezultati. Nëse do të fliste kryetari i partisë, në çdo vend të botës, nëse flet ky është beteja e hapur, dëmton. Nëse Basha do të dilte pa u mbyllur procesi, do tradhtonte besimin e demokratëve. Edhe në kërkojmë largimin e Ramës.”, tha Salianji.

Salianji thekson se zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme. Ai shton se PD nuk do të ndalet së denoncuari raste, duke shtuar se në rast se faktohet vjedhja e votave, Partia Demokratike do të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve.

“Nuk mund ta them dot se PD ka humbur, derisa procesi zgjedhor është ende në proces. Këtu flas për procedurat që kanë të bëjnë me tjetërsim të vullnetit të votuesve, që mund të bëjnë diferencën. Këto nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse kishte kërcënim, represion dhe përfshire të elementëve kriminalë.

Nëse ne kemi pasur debat në PD, mund të merret rasti i një të plagosuri, nuk besoj se është rasti që të merremi me të plagosurin, që jemi ne si parti, por me atë që plagos. Ndeshja ishte e trakuar. Institucionet ishin në shërbim të Rilindjes. Prokuroria e gjykata mbronin krimin zgjedhor. Ne kemi prova që kanë tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve në kuti. Të gjitha bandat ishin përfshirë për të intimiduar zgjedhësit. Procesi përfundon kur të numërohet kutia e fundit, do kërkojmë numërim të të gjithë votave. Nëse faktohet vjedhja e votave, kërkojmë përsëritje të zgjedhjeve”, deklaroi Salianji.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: