Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në fshatin Mizë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Porche” ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës. Po ashtu mësohet se është shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Categories
Lajme
“Porche” përplas 69-vjeçaren në Divjakë, ndërron jetë në spital
