Categories Lajme

Porti i jahteve në Kepin e Rodonit, turistët kundër ndërtimeve

Kepi i Rodonit, një nga vendet ku dora e njeriut ka prekur shumë pak është parashikuar të jepet me koncension. Mes qetësisë dhe natyrës së mrekullueshme që ky vend ofron, edhe në këtë fillim shtatori turistët nuk mungojnë.

I shtrirë mes gjelbërimit, freskisë së detit dhe ajrit të pastër Kepi i Rodonit ofron çdo gjë për turizmin. Madje nuk mungon as historia dhe as besimi.  Kisha Shën Ndout e njohur si kisha e Skënderbeut, të ofron jo vetëm qetësinë e shpirtit, por edhe një pjesë të historisë shqiptare. Në informacionin për vizitorët thuhet se kjo është arkitekturë romaniko gotike e shekullit të 13-të. Pavarësisht rëndësisë që ka kjo zonë rrezikon të tjetërsohet për shkak të investimeve. Kepi i Rodonit parashikon të jepet me koncension për 35 vite me qëllim ndërtimin e portit të jahteve.

Por edhe vetë turistët janë kundër një ndryshimi të tillë. Qytetari: Më bukur se kaq nuk ka. Pa koment. Do i prishë atë bukurinë që ka. Sa më pak ndërtime të kishte aq më mirë do të ishte.

Turisti: Ne vijmë për të 5-tën herë në Shqipëri dhe kemi vizituar shumë vende. Këtë herë po vizitojmë Kepin e Rodonit. Nuk kishim qenë ndonjëherë këtu. Shpesh herë synohen ndërtime të mëdha si hotele dhe restorante, por për pjesën më të madhe të turistëve këto nuk janë aspak të mira.

Investimet do ti humbnin veçantinë këtij plazhi. Jam kundër ndërtimeve.  Një muaj më parë ministrja e Infrastrukturës shpalli garën për ndërtimin e portit të jahteve, duke lënë afat vetëm një muaj për paraqitjen e dokumenteve. Çuditërisht materialet u kërkuan vetëm në shqip duke bërë të pamundur që në garë të përfshihen kompani ndërkombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME