Categories Lajme

“Porti i Vlorës është i lidhur me portin e Ankonës”, gafa e ministres Manastirliu

Prej mbylljes nga koronavirusi, porti i Vlorës nuk ka funksionuar as për transportin e mallrave. Me sa duket arsyeja është ‘lidhja me portin e Ankonas’. Kështu thotë të paktën ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Porti i Vlorës aktualisht është jashtë funksionit dhe nuk lejohet asnjë lëvizje me traget. Në “Opinion” duke folur për hapjen ministrja deklaroi dje se arsyeja e ndalimit të lëvizjes është sepse Vlora lidhet me zonat e nxehta ose më shumë të infektuara nga koronavirusi siç është ajo e Ankonës.

Por Vlora nuk ka pasur kurrë lidhje me Ankonën e cila është më në veri të Italisë por vetëm me Brindisin që është në jug. “Jemi duke bërë një vlerësim sepse Ancona ka qenë një zonë më e prekur dhe ka qenë një vatër më e madhe e infeksionit, thjesht për çështjen e infeksionit dhe porti i Vlorës është i lidhur me portin e Ankonës kurse porti i Durrësit është me Barin dhe ka qenë një zonë më pak e afektuar me riskun”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME