Categories Sport

Portieri: Fëmijët e mi nuk i lejoj të shikojnë ndeshje futbolli në stadium

Portieri boshnjak Asmir Begovic është lodhur duke dëgjuar ofendime dhe abuzime në tribunat e stadiumeve të Premierligës dhe si pasojë nuk do t’i dërgojë fëmijët e vet për të shikuar ndeshje. Portieri i Bournemouth, Asmir Begovic, ka zbuluar se refuzon t’i dërgojë fëmijët në ndeshje futbolli për shkak të ofendimeve të tmerrshme që janë të zakonshme në ditët e ndeshjeve. 32-vjeçari e ka kaluar shumicën e dekadës së fundit në futbollin anglez me Stoke City, Chelsea dhe tani me Bournemouth.

Edhe pse bukën e gojës e fiton duke luajtur futboll, ai e pranon se është e vështirë ta shijosh futbollin si spektator. “Në shumicën e ngjarjeve sportive, 50 mijë njerëz nuk e quajnë gjyqtarin ‘mut’”, tha Begovic për Athletic.

“Unë i shikoj të gjitha sportet e tjera, dhe dëgjoj shumë komente abuzive. Në futboll, mijëra persona mblidhen për ta quajtur dike me emra të ndryshëm”, shtoi ai. “Atmosfera e futbollit është e turpshme, e ulët. Unë nuk i dërgoj fëmijët për të parë ndeshje. As vetë nuk shkoj, përveç nëse duhet ta shikoj ndonjë shok, por edhe në këtë rast nuk ulem me tifozët”, theksoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME