Categories Lajme

Posedonte municion, armë dhe veshje e sende të policisë, arrestohet 28-vjeçari në Poliçan

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Poliçan, pasi posedonte në kundërshtim me ligjin municion, armë të ftohta, si dhe veshje dhe sende si të Policisë. Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion  luftarak dhe një armë gjahu.

Njoftimi i policisë: Stacioni i Policisë Poliçan, menjëherë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në kundërshtim me ligjin, municion, armë të ftohta, si dhe veshje dhe sende si të Policisë, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezultat u vu në pranga shtetasi F. D., 28 vjeç, banues në fshatin Velabisht.

Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion luftarak dhe një armë gjahu. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME