Categories Lajme

Pozitiv me COVID-19 disa mësues dhe nxënës, mbyllet shkolla e mesme në Borsh

Shkolla e mesme në Borsh është mbyllur pas një vendimi urgjent, pasi disa mësues dhe nxënës kanë rezultuar me koronavirus. Sipas News24, shtatë mësues dhe gjashtë nxënës janë infektuar me COVID-19, ndërkohë që shkolla “Qazim Pali” do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë periudhë kohore prej dhjetë ditësh.

Fëmijët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën do të qëndrojnë këto ditë në shtëpi. Sipas burimeve nga drejtoria e shkollës mësohet se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinimit.

Mes tyre edhe 6 mësues që dolën pozitiv me koronavirus rezultojnë të jenë të vaksinuar me të dy dozat. Shkolla e Borshit ka 150 nxënës dhe një personel prej 15 mësuesish. Mbyllja e shkollës “Qazim Pali” nga Covid, është rasti i parë pas fillimit të procesit mësimor që mbyllet një institucion arsimor.

Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e enjte kanë rezultuar pozitiv 18 raste, 15 raste nga testimet e shpejta dhe 3 raste nga përgjigjet e ardhura nga Instituti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME