Categories Lajme

Pozitiv me covid punonjësja e bankës në Kuçovë, kontakte me qytetarë dhe kolegë

Covid-19 është futur edhe mes personelit të punonjëseve në filialet e bankave. Një punonjëse që shërben në një nga sportelet e filialit të një banke të nivelit të dytë në qytetin e Kuçovës ka rezultuar sot pozitive. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat, që konfirmojnë se, pasi mbërriti testi pozitivë i punonjëses së bankës, është kryer menjëherë dezinfektimi i ambienteve të këtij filiali dhe është bërë mbyllja e tij për një afat dy javor.

Fakti që punonjësja e bankës ka qenë në punë deri dy ditë më parë, kur shfaqi simptomat e para të infektimit, ka shtuar frikën dhe panikun mes kolegëve të saj, që janë në pritje të kryerjes së tamponit. Frika është shtuar edhe tek qytetarët, që ditët e fundit kanë kryer shërbime në sportelin ku ndodhej e infektuara, ndërkohë që mësohet se gjendja shëndetësore e saj është e mirë. Edhe pse konfirmojnë rastin pozitiv të punonjëses së filialit të bankës në qytetin e Kuçovës, rast që u zbulua fillimisht nga mbyllja dhe dezinfektimi që po kryhej në këtë filial banke, drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat nuk bëjnë me dije asnjë shifër tjetër të të infektuarve për ditën e sotme në qarkun e Beratit. Deri tani numri i rasteve pozitive dhe që vijojnë të jenë ende aktivë në qarkun e Beratit ka shkuar në 48,por nga institucionet shëndetësore dhe mjekët epidemiologë nuk jepet asnjë informacion se si është gjendja e të infektuarve dhe sa prej tyre janë përmirësuar apo kanë shfaqur komplikacione.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME