Categories Showbiz

Sirena te “Piratët e Karaibeve”, njihuni me shqiptaren që ka tërhequr vëmendjen e Trump

Antoinette Kalaj është një nga shqiptaret e radhës që po korr sukses në botë. Ajo ka lindur dhe është rritur në Bronx, por vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë. Që në moshën 17-vjeçare, Kalaj filloi të merrej me modeling dhe ja doli të bënte fushatën e saj të parë për markën e rrobave ‘The Limited’. Ky, dukej të ishte vetëm fillimi për një nga vajzat më të pasura shqiptare. Gjatë kohës që jetonte në Michigan, ajo nisi të merrte leksione aktrimi. Ndërsa nuk vonoi shumë dhe u shfaq tek “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, në rolin e sirenës, ku spikati dhe vendosi t’i përkushtohej aktrimit me kohë të plotë duke u zhvendosur në Los Angeles.

Ndërsa projekti i radhës për të do të ishte ai në serialin e famshëm të “Gossip Girl”. Filma të tjerë në të cilat ka marrë pjesë shqiptarja e lindur në Amerikë janë “Don Jon” në 2013-in krah aktorit Joseph Levitt dhe “Riddick” me Vin Diesel. Antoinette duket se ja ka dalë të tërheqë vëmendjen edhe të presidentit Donald Trump, pasi pak kohë më parë ai e uroi publikisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME