Categories Lajme

Pr.buxheti 2021/ 120.6 miliardë lekë investime publike ose 7.2% e PBB-së

Ashtu, si edhe në vitin 2020, dhe në vitin 2021 qeveria ka përparësi financimin e projekteve që janë në zbatim.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha se “në pr.buxhetin e vitit 2021 investimet publike janë planifikuar në masën 7.2% e PBB ose 120.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 27 miliardë lekë)”.

“Për sa i përket mbështetjes së sektorëve prioritarë dëshiroj ta filloj me arsimin ku synojmë të mbajmë një nivel konstant në raport me PBB prej mbi 3% përgjatë periudhës 2021-2023. Përveç rritjes së pagave të parashikuar për mësuesit në janar të vitit 2021, në këtë sektor do të financohet me përparësi: Arsimi Parauniversitar: Dhënia e teksteve shkollore falas për klasa 1-7 si dhe në vitin 2021 për klasat e 8-ta dhe 9-ta; Kompensimi, në masën 100 % fëmijëve që vijnë nga familje që i përkasin shtresave vulnerabël dhe minoriteteve;

Sigurimi i transportit të 30-32 mijë nxënësve për ndjekjen e arsimit parashkollor si dhe projektet për ndërtime të reja, rikonstruksion, rindërtimin shtesa në objektet aktuale të arsimit parauniversitar, ku parashikohen të financohen për më shumë se 130-150 objekte arsimore, me rreth 1800-2000 klasa dhe laboratorë mësimore, ku parashikohet të përfitojnë 50,000- 60,000 nxënës dhe 4 500-5 500 mësues dhe edukatorë”- tha Denaj.

Sipas saj, në arsimin e lartë, parashikohet rritje e cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet kualifikimit shkencor të stafit akademik dhe rritjes së numrit të stafit akademik me kohë të plotë duke synuar uljen e raportit pedagog/student në 1/24.

“Pakti për Universitetet përmes financimit me përparësi për ngritjen e infrastrukturës dhe investimeve në kampuset universitare si dhe Fondi i mbështetjes  studentore, për të mbuluar shpenzimet për bursat e studentëve nga  shtresat sociale në nevojë, si dhe studentëve ekselencë në IAL publike, dhe përjashtimi apo reduktimi i tarifave vjetore të shkollimit për studentët e ekselencës apo studentët e kategorive sociale në nevojë”- tha Denaj.

Ministrja theksoi se, për shëndetësia, financimi mbetet në nivelet 2.9% mesatarisht për periudhën 2021-2023, ku përveç rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët do të synohet: Mbulimi universal i popullsisë me shërbim shëndetësor duke parashikuar 6.4 milionë numër vizitash në periudhën 2021-2023, mbështetur në treguesit e sëmundshmërisë. Ofrimi i shërbimit të kontrollit bazë (check-up) për mesatarisht 475 mijë pacientë në vit;

Trajtimi me recetë rimbursimi i mesatarisht 400 mijë pacientëve në vit, përgjatë periudhës 2021-2023. Rritja e numrit të pacientëve që përfitojnë nga paketat e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë (200 pacientë më shumë çdo vit, për periudhën 2021-2023); Numri i pacientëve përfitues nga shërbimi i dializës për vitin 2020 është 1,346 pacientë, e çdo vit shtohen rreth 150 pacientë.

“Bujqësia, do të vazhdojë të përfitojë në terma realë 0.8% të PBB për periudhën 2019-2021 ku synohet: Shtimi i numrit të përfituesve nga skema e masave mbështetëse në bujqësi nga 2300 përfitues në vitin 2020 në 2400 përfitues në vitin 2021, 2450 përfitues në vitin 2022 dhe 2500 përfitues në vitin 2023. Mbi 80 mijë fermerë të regjistruar përfitues potencial nga skema e përjashtimit të karburantit për prodhim bujqësor nga akciza, taksa e qarkullimit dhe karbonit”- nënvizoi Denaj.

Sipas saj në infrastrukturë synohet: Rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare ku synohet ulja e numrit të aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza me 25%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit.

Gjithashtu tha Denaj do të vijojë “Kompletimi i Rrugës së Arbrit dhe startimi i projektit të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë; Avancimi i punimeve në segmentet rrugore si: Kardhiq – Delvinë, By – Pass Shkodër, By – Pass Tepelenë, një pjesë e mirë e Unazës së Tiranës; Kompletimi i segmenteve rrugorë brenda 2021 me financim të huaj si: By Pass i Vlorës, Qukës – Qafë Plloçë; Vënia në funksion e Aeroportit të Kukësit si dhe vijimi i punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës” .

“Ndërsa parashikohet,- tha Denaj,- që mesatarja e orëve të furnizimit me ujë të pijshëm në rang kombëtar nga 12.1 orë në vitin 2013 në 20.5 orë në vitin 2023. (për vitin 2021 18.1 orë). Mesatarja e orëve të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat Urbane nga 11 orë në vitin 2013 në 23.1 orë në vitin 2023. (për vitin 2021 21.5 orë) dhe mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm zonë Rurale 62% në vitin 2023 nga 59% në vitin 2019”. /j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME