Categories Politike

Ambasadorja Kim: Rritja e tregtisë dhe e investimeve ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë, prioritet për mua

“Pres me kënaqësi të punoj me partnerët tanë shqiptarë në qeveri dhe me drejtues biznesi si ju për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për investitorët amerikanë. Ne duam që marrëdhënia jonë ekonomike të ngrihet në të njëjtin nivel me lidhjen tonë të fortë politike. Nuk dyshoj që ABI do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje. Urime ABI-t për pesë vite të suksesshëm në Shqipëri! Ju urojmë më shumë vite të tjera suksesi”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim në festimin e 5-vjetorit të Bankës Amerikane të Investimeve.

“Shumë prej jush e kanë dëgjuar ta kem thënë këtë më parë, përfshirë në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë javën e shkuar: rritja e tregtisë dhe e investimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është prioritet për mua. ABI dhe NCH Capital janë disa prej shembujve më të mirë deri më sot se si investimi i SHBA mund të ketë sukses në Shqipëri”, tha ajo.

“Në fillim të mandatit tim si Ambasadore në Shqipëri, udhëtova për në Nju Jork, ku u takova me Gregory Katz dhe Sterling Thomas të NCH-së, për të mësuar mbi investimet e tyre në rajon, përfshirë bankën ABI. Shpresoj që përvoja e ABI-it deri më tani të nxisë NCH-në dhe kompani të tjera amerikane që të investojnë më shumë kapital në Shqipëri”, u shpreh Kim.

“Përveç se është investitor i zgjuar, ABI ka vërtetuar se është një korporatë e përgjegjshme sociale. Si anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë, ABI ka sponsorizuar shpesh aktivitete. Gjatë pandemisë së COVID-19, ABI u ngrit në një nivel domethënës. Nën udhëheqjen e Andi Balltës, ABI dalloi nevojën kritike në vend për pajisje mjekësore për urgjencën. Në vend që thjesht të priste zgjidhje nga të tjerët, ABI u hodh në veprim. Falë kompanisë, sistemi spitalor ka respiratorë shtesë, kompanitë në vështirësi kanë qasje në kapital dhe njerëz në nevojë kanë marrë donacione të tjera. Është ky lloj i përgjegjësisë sociale korporative që më bën krenare të mbështes kompanitë dhe investimet nga Shtetet e Bashkuara”, theksoi Kim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME