Categories Lajme

Pranga policit të burgut në Kukës, kapet me 20 doza marijuanë në çorape

Një efektiv i burgut të Kukësit është arrestuar në tentativë për tu futur drogë të burgosurve. Ai është kapur mbrëmjen e të martës me 20 doza marijuanë në çorape.

“Në datë 19.07.2022, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë punonjësi i K.M me detyrë punonjës policie në IEVP Kukës, sepse rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në institucion pas ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i 1 (një) paketë me mbishkrimin “Malboro” e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm (natriban), ku brënda saj ishin 20 (njëzetë) doza të dyshuara lëndë narkotike (marijuanë), me peshë 16.65 gr” njoftoi policia.

Nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve u kryen veprimet e para dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.

Vazhdojnë veprimet hetimore për punonjës dhe shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME