Categories Lajme

Pranvera Resulaj,E para në Vlorë: Pozicioni në listë ishte surprizë për mua

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot udhëheqësit e listave të PS në qarqet e vendit ndërsa sonte është afati i fundit për të dorëzuar në KZQ listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo që bie në sy është strategjia e ndjekur për të vënë në krye emra të rinj dhe pjesën më të madhe gra. Listën e PS në Vlorë e kryeson Pranvera Resulaj, ish-drejtoresha e Tatimeve në kryeqytet.

Kryeministri vlerësoi figurën e saj, ndërkohë e kontaktuar nga gazetarja e abcnews.al Gerta Vasku, Resulaj u shpreh se pozicioni në listë ishte surprizë për të, ndërsa e cilëson si vlerësim dhe përgjegjshmëri të madhe për të.

“Pozicioni në listë ishte surprizë. Për pjesën tjetër isha në dijeni. Sigurisht që është vlerësim shumë i madh për mua, kjo është e kuptueshme edhe përgjegjësi shumë e madhe shpresoj ta justifikoj”, theksoi ajo.

E pyetur nëse ishte ajo propozim i kryeministrit, Resulaj nënvizon se futja e saj në listën e socialistëve ka ardhur nga struktura e partisë. “Këto janë të strukturave për hir të së vërtetës edhe pse mund të duken standarde është e vërtetë që është një proces që zgjat shumë në kohë dhe fillon nga strukturat. Kështu që nuk mendoj se nuk është propozim nga strukturat e partisë”, u shpreh Resulaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME