Categories Lajme

Premtimi i Bashës: Kurse falas deri në 35 vjeç për 5 gjuhë të huaja!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar gjatë prezantimit të programit të PD për arsimin se brenda 4 viteve të qeverisjes demokrate çdo familje do të ketë të paktën një tabletë, laptop ose kompjuter në shtëpi. Basha shtoi se kjo është e ardhmja dhe ajo nuk duhet lënë në duart e atyre që janë shkëputur nga hallet e përditshme. Kreu i PD theksoi se çdo fëmijë do të arsimohet pavarësisht statusit social, ekonomik apo aftësive të kufizuara. “Unë angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, leptop ose kompjuter në shtëpi. Kjo është e ardhmja jonë dhe ne të ardhmen tonë s’mund ta lëmë në duart e atyre që janë shkëputur krejtësisht nga hallet e përditshme dhe hallet e njerëzve.

Ne do të sjellim arsimim cilësor për të gjithë. As edhe një nxënës nuk do të lihet pas dore apo diskriminohet. Do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara. E përsëris, nuk do të ketë bir dhe bijë shqiptari që të mbetet pa arsim për shkak të pamundësive ekonomike të prindërve të tyre”, u shpreh Basha. Një tjetër pikë e programit të PD për arsimin, tha Basha, është kurse falas deri në 35-vjeç,  për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht!

“Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Wducation World Wide për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht! Të rinjtë tanë në shkolla dhe ata në tregun e punës duhet dhe do të jenë gati për investimet e mëdha që do të vijnë në Shqipëri me qeverinë e re, do të jenë gati për të mbushur vendet e reja të punës në turizëm, në prodhim, IT apo shërbime”, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME