Categories Politike

Premtimi i PS për votat e emigrantëve, Damian Gjiknuri tregon si do realizohet

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, ka reaguar në lidhje me votimin e emigrantëve në zgjedhjet elektorale në Shqipëri. Ai thotë se ky është një premtim dhe angazhim publik i PS. Gjiknuri shprehet se me iniciativën e PS, KQZ do mundësojë aplikimin e votës në distancë, që do shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri. Reagimi i Damian Gjiknurit: Ligji i ri Zgjedhor i hap rrugën aplikimit të votës së emigrantëve.

Të dashur miq, Kam ndjekur me vëmendje reagimet publike rreth çështjes së votës së emigrantëve. Fatkeqësisht, retorika politike rreth dy-tre çështjeve të tjera të reformës e la jashtë vëmendjes së medias trajtimin e zgjidhjes ligjore që është dakordësuar për votën e emigrantëve. Kjo mungesë vëmendjeje u la hapësirë spekulimeve. Gjej rastin që të ju sqaroj, Po! Vota e emigrantëve është premtim dhe angazhim i marrë nga Partia Socialiste për tu adresuar.

Me kërkesën e PS kjo temë u përfshi në axhendën e punës së reformës zgjedhore. Në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve. Në vend që të hartonim dispozita të detajuara në ligj që më pas do të ishin të pazbatueshme dhe do të dështonin, me këshillën e ekspertëve ne zgjodhëm ti japim detyrën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri.

Ky është një detyrim i ri ligjor për KQZ që nuk e ka patur më parë. Shpresoj që miratimi sa më shpejt i Ligjit të ri Zgjedhor ti mundësojë këtij institucioni të kryejë të gjithë fazat e përgatitjes së infrastrukturës, për ta bërë të mundshëm aplikimin e votës së emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme. Gjej rastin të ftoj të gjithë mekanizmat dhe organizatat e diasporës të bashkëpunojnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të kontribuar bashkarikisht në përcaktimin e teknikaliteteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme. Gjithashtu, qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ti ofruar KQZ-së të gjithë bazën e të dhënave, njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme financiare për ta kryer me sukses këtë detyrim ligjor. Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij procesi për tu mundësuar të gjithë emigrantëve shqiptarë të drejtën e shprehjes me votë në zgjedhje parlamentare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME