Categories Lajme

Prerja e paligjshme e pyjeve, procedohen 15 persona në Dibër

Policia e Dibrës lajmëron se ka proceduar penalisht 15 persona, për krime të ndryshme mjedisore. Sipas uniformave blu të Dibrës, të proceduarit janë nga gjithë qarku dhe dyshohet se kanë kryer vepra penale që lidhen me krime ndaj mjedisit.

Prej kohësh, në Dibër, por jo vetëm, është ngritur shqetësimi për prerje të pyjeve dhe dëmtim të mjedisit. Njoftimi i policisë: Dibër / Bulqizë / MatStrukturat e DVP Dibër vijojnë zbatimin e planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Evidentohen dhe goditen nga Policia, 15 raste të krimeve mjedisore, ku janë proceduar penalisht 15 shtetas.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë muajit Gusht, kanë evidentuar dhe goditur 15 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.R., banues në Bulqizë; XH. H., H. Ç., R. K., A. K., A. Ç., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit :B.M., A. M., A. A., banues në Bulqizë; G I., SH. G., A. B., banues në Dibër; I. C., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse. Ka filluar procedimi penal edhe për shtetasit :R., banues në Bulqizë, pasi u kap duke punuar e gërryer me një mjet eskavator.K., banues në Bulqizë, pasi u kap duke transportuar zhavorr nga Zalli i Gjoricës.Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e Mat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME