Categories Lajme

Presidenti i ri? Erion Veliaj godet Metën: Na duhet një figurë që shëron plagë, jo një kryetar shteti që kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për PS, Erion Veliaj deklaron se Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë mund të jetë çdo burrë ose grua që luan nje rol përbashkues në vend dhe jo si Presidenti aktual.

Duke folur për News 24, para punimeve të Kongresit socialist, Veliaj foli për karakteristikat që duhet të ketë kreu i ri i shtetit.

“Secilit i është propozuar që të jape tre emra. Besoj se do të duhet të shkëputemi nga një situatë ku ne kemi tani nje president qe shihet në publik si stërkëmbëshi kryesor i qeverisë. Bllokohen dekretet, bllokohen ambasadorët. Si përfaqësues i qytetit, si kryetar bashkie, më qëllon që të jem shumë në forume ndërkombëtare dhe shumë veta thonë: a ka diçka që nuk shkon me Shqipërinë, që janë ende ne detyre ambasadorët nga 6, 7, 8 vjet? Fakti që janë krijuar ngërçe të tilla, nuk e ndihmon vendin.

Fakti që njerëzit janë përçarë në këto 5 vitet e fundit, ndërkohë që duhet të ishte simbol i bashkimit nuk e ndihmon vendin. Fakti që kemi krijuar konflikte të panevojshme, sidomos me SHBA, me armiq imagjinarë, me dronë dhe çudira, nuk e ndihmon vendin. Kështu që, në mendjen time, një president apo presidente e mirë – se nuk do e përjashtoja që ka ardhur koha edhe për një presidente zonje – do të ishte dikush diametralisht i kundërt me atë aktualin.

Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesorë në nivel kryeministri dhe pastaj, armiq në nivel presidenti. Kjo nuk mund të ndodhë sepse në një vend serioz ka një linjë që ndiqet në një marrëdhënie dhe në një raport special. Çdo president burrë apo grua, që është diametralisht i kundërt me këto lloj anomalish, do e sillte në normalitet edhe institucionin që kemi në anën tjetër të bulevardit”, deklaroi Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME