Categories Lajme

Presidenti Meta: Kosova, shembull i shkëlqyer i besimit tek vota e lirë

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar Kosovën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku nga numërimi i votave deri tani, rezulton fitues Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe në vend të dytë Vjosa Osmani nga LDK.

Meta thotë se me zgjedhjet e së dielës, Kosova tregoi që është një demokraci në rritje dhe është një shembull i besimit tek vota e litë.

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë. Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë”, shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.

PDK e Kadri Veselit pranoi humbjen në këto zgjedhje, duke u larguar nga pushteti pas rreth 12 vitesh. Edhe AAK e Ramush Haradinajt rezultoi humbëse. Pavarësisht fitores së Vetëvendosjes, Albin Kurti do të duhet të krijojë koalicion për formimin e qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME