Categories Lajme

Një tjetër informator kundër Trump

Një zyrtar i dytë i zbulimit amerikan ka kontaktuar Inspektorin e Shërbimeve të Zbulimit me “informacion të dorës së parë” që mbështet të dhënat e paraqitura nga informatori fillestar për veprimet e Presidentit Donald Trump me Ukrainën, njoftoi të dielën avokati që përfaqëson tashmë të dy informatorët.

Mark Zaid, avokati i dy informatorëve, tha se personi i dytë kontaktoi pasi Inspektori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Zbulimit (ICIG) filloi hetimet në muajin gusht për të përcaktuar nëse kishte besueshmëri dhe “shqetësime urgjente” në denoncimin e paraqitur që u bë shkak edhe për procesin hetimor për shkarkimin e Presidentit Trump.

Nuk është një strategji e re”, i tha zoti Zaid Zërit të Amerikës. “Është pjesë e hetimit të filluar nga ICIG për shqetësime urgjente”.

Për më tepër, zoti Zaid tha se një numër informatorësh të tjerë kanë konktaktuar në lidhje me këtë denoncim të muajit gusht, ndërkohë që inspektori i përgjithshëm Michael Atkinson dëshmonte javën e kaluar në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Informatori i parë paraqiti një denoncim për një telefonatë të 25 korrikut mes Presidentit Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, gjatë së cilës Presidenti Trump kërkoi ndihmë për të hetuar rivalin demokrat, ish-Nënpresidentin Joe Biden, së bashku me të birin Hunter Biden./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME