Categories Lajme

Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për Metrologjinë: SPAK të hetojë nismën e qeverisë

Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtin në Kuvend ligjin për Metrologjinë që është miratuar me shumicë votash më 15 tetor. Kreu i Shtetit thekson se ky ligj ka nivel të lartë antikushtetutshmërie dhe i është drejtuar me një thirrje SPAK që të hetojë nismën e qeverisë dhe arsyet e autorëve që e kanë shtyrë Kuvendin të shqyrtojë. Ai konstaton se përmbajtja e ligjit reflekton qartë se fenomeni i korrupsionit legjislativ ka përfshirë edhe këtë nismë ligjvënëse në Kuvendin e Shqipërisë. Si përfundim ai jep tre arsye kryesore se pse vendosi ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend këtë ligj duke i renditur:

1- Sanksionon konkurrencën e pandershme dhe rrezikun e shtimit të praktikave korruptive; 2- Ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues; dhe 3- Është shembulli se si ligjvënsi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por në mbrojtje të një pakice subjektesh private.

D E K R E T: PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 126/2020
“PËR METROLOGJINË” Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j: Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 126/2020 “Për metrologjinë”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti. Nr. Dekretit 11811
Tiranë, më 5.11.2020 PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME