Categories Lajme

Rritet ndjeshëm “dembelizmi” nga covid në Lezhë, Elbasan, Shkodër dhe Berat

Pandemia ka nxitur “dembelizmin” në shumë qytete të vendit. Në qarqet e Lezhës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit, popullsia në grupmoshën 15-65 vjeç, që nuk parapëlqen të punojë, ka shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë, sipas matjeve të INSTAT. Rekordin e mbajti Qarku i Lezhës, ku 60% e popullsisë në moshë pune nuk preferoi të aktivizohet, duke shënuar rritje me gati 14% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2019.

Në Elbasan, popullsia dembele në moshë pune u rrit edhe me 5 pikë përqindje, në Berat gjithashtu me 5 pikë përqindje dhe Durrës me 2.8 pikë përqindje në raport me 6-mujorin e parë 2019. Në rang vendi, qytetet me numrin më të lartë të personave në moshë pune, që nuk duan të punojnë, janë Lezha, Dibra, Durrësi dhe Tirana. Ndërsa qarqet e Gjirokastrës, Korçës, Beratit dhe Vlorës shihet se kanë një përqindje më të ulët të popullsisë në moshe pune që nuk dëshiron të punojë.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i personave joaktivë është rritur me 42 mijë persona në 6-mujorin e parë, duke arritur në 976 mijë persona gjithsej. Kjo kategori e popullsisë që cilësohet joaktive nga INSTAT nuk përfshihet në forcën e punës. Duke i kanalizuar të papunët si inaktivë, treguesi i papunësisë nuk ka reflektuar ndryshim të madh nga kriza, përderisa numri i tyre është rritur vetëm me 6 mijë persona në tremujorin e dytë, teksa numri i “dembelëve” u rrit me 42 mijë persona.

Si rrjedhojë e shtimit të inaktivëve (personat që nuk duan të punojnë) është reduktuar dhe forca e punës me rreth 43 mijë persona, duke zbritur në 1.32 milionë persona, pasi inaktivët nuk llogariten në forcën e aftë për punë. Sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’, nëse personat që kanë dalë nga tregu i punës do të ishin shtuar të gjithë te numri i të papunëve, atëherë norma e papunësisë reale në vend (që llogaritet si përqindje e të papunëve ndaj forcës së aftë për punë) do të ishte rritur në gati 15%, nga 11.9% që u raportua nga të dhënat zyrtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME