Categories Lajme

Presidenti Meta: Padi në Kushtetuese për kalimin e teatrit në varësi të bashkisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se kalimi i pronës së Teatrit Kombëtar në varësi të Bashkisë së Tiranës është një akt jokushtetues. Në një konferencë për mediat, Presidenti tha se ka paditur këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë. Është detyrim kushtetues i Presidentit që të garantojë të drejtën për pronën publike”, – tha ndër të tjera Presidenti.

Kreu i shtetit deklaroi se Bashkia e Tiranës nuk ka juridiksionin për t’u shprehur për një çështje si kjo e Teatrit Kombëtar.

“Autoritetet kanë reaguar këto javë se nuk tërhiqen për shembjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar. Bashkia nuk mund të shprehet për një pasuri të tillë. Juridiksioni i Bashkisë së Tiranës është i kufizuar për një ndërtesë publike”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Presidenti shtoi se vendimmarrja për çështje të tilla duhet t’u takojë institucioneve më të larta. “Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që ka të drejtë të shprehet për vendimmarrje të tilla. Kompleksi i godinave në diskutim është përdorur që në fillim për qëllime kulturore. Ky kompleks godinash nuk i përket më një qeverie apo një bashkie, por gjithë qytetarëve”,- deklaroi Presidenti Meta.

Presidenti deklaroi se organizata Europa Nostra e mbështetur nga BE e ka vlerësuar këtë godinë dhe ka kundërshtuar shembjen. “… Kalimi në pronësi i godinës së Teatrit me qëllim të përcaktuar, përbën dëmtim të parikuperueshëm të trashëgimisë sonë kombëtare. Godina ka krijuar kujtesën e tij dhe e përbën atë përfaqësues të denjë të trashëgimisë ndërkombëtare që është pronë e të gjithë të dhe gëzon mbrojtje të drejtpërdrejtë nga kushtetuta. Nga qeveria dhe bashkia duhet për ndërtimin e godinave të reja, por jo prishjen e godinës. Ekzistenca e kompleksit të teatrit është pjesë e kulturës kombëtare. Organizata Europa Nostra e mbështetur nga BE e ka vlerësuar këtë godinë dhe ka kundërshtuar shembjen. Të kundërshtosh BE është sinjali më i keq për vlerat që jemi përpjekur 30 vjet t’i përqafojmë. Kjo e bën të domosdoshme të vendoset pezullimi i shembjes derisa të marrë vendim Gjykata Kushtetuese”,- tha Presidenti.

Jo vetëm Bashkia, por asnjë institucion shtetror nuk mund të kryejë apo marrë asnjë vendim pas padisë së Presidetit, pa u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME