Categories Lajme

Pretendoi se ishte kërcënuar me jetë dhe kërkoi mbrojtje, gjyqtarja Arnisa Këlliçi akuzohet për kallëzim të rremë

Letra e kërcënimit në adresën e gjyqtares Arnisa Këlliçi ka rezultuar se është një sajesë e shkruar nga vetë gjyqtarja. Ishte ekspertiza ajo që vërtetoi se letra që përmbante mesazhe kërcënuese ishte shkruar nga Arnisa Këlliçi, e cila kërkoi mbrojtjen e autoriteteve dhe akuzoi prokurorë dhe kolegë të tjerë si autorë të kërcënimit.

Pak minuta më parë gjyqtares Arnisa Këlliçi i është komunikuar akuza e deklarimit të rremë.

“Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimentale, këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës.

Në kërkesën që vetë magjistratja i kishte nisur KLGJ, thuhet:

“Më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.”

Letra përmbante të dhëna kërcënuese për magjistraten dhe familjen, ku përmendeshin edhe fëmijët e saj.

Gjykata e Tiranës fillimisht caktoi mbrojtje për tre muaj për gjyqtaren, por pas hetimeve rezultoi se ishte vetë ajo që kishte shkruar letrën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME