Categories Lajme

“Pretendojnë ta bëjmë detin kos”, Spiropali i përgjigjet kërkesës së Hajdarit për paketën e tretë të covidit

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali i ktheu përgjigje akuzave të deputetes Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonit për akuzat e buxhetit të shtetit të akorduar për pandeminë. Pas kërkesës së Hajdarit që të jepet një tjetër paketë ndihme për qytetarët që janë goditur më së shumti nga kriza. Sipas Spiropalit, buxheti nuk është ‘Sofra e Sudes’ dhe theksoi se borxhi është nën kontroll. Nuk la pa përmendur rindërtimin duke thënë se fton Murrizin të shohë se ku shkojnë paratë.

“Historia e borxhit që u përmend nga zona Hajdari dhe zoti Gjoni është një histori që nuk qëndron dhe nuk ka lidhje me faktet. Nga njëra anë pretendojnë se ne ta bëjmë detin kos, zonja Hajdari. Që të rrisim ndihmën dhe të vijojmë mbështetjen e biznesit sikur buxheti të ishte ‘sofra’ e Sudës. Po se si bëhen bashkë këto të dyja, vetëm këta të dy e dinë. Borxhi është nën kontroll. Përballja që qeveritë kanë pasur ndaj kësaj fatkeqësie, borxhi nuk është jashtë kontrollit, ne kemi ruajtur parametrat e riskut. Kemi vijuar dhe me rindërtimin.

Janë momente kyçe, ku qeveria po vijon mbështetjen. Projekti i rindërtimit është projekti më i madh në këto 30 vite sa i takon infrastrukturës. Meqë duan një bilanc, e ftoj zotin Murrizi që të shoh se ku po shkojnë këto para. Meqë ka qëndruar në atë parti, Atij i duken se këto para të buxhetit janë ato gafat e Bashës që hyjnë e dalin dhe s’kanë asnjë pasojë.

4646 banesa kolektive kanë filluar në Thumanë në zonën më të prekur nga tërmeti dhe 2 mijë apartamente në Durrësë. Marrëveshja me Emiratet parashikon 2 mijë apartamente në Spitallë. Këto janë para të buxhetit, që iu jepen familjeve që mos të lënën askënd jashtë. S’punojnë 3-4 kompani, siç thuhet rëndom sa për të kaluar radhën dhe për të kapur ndonjë votë. Janë disa kompani që punësojnë shumë qytetarë. Ka shpërndarje të buxhetit. Më e mira është përpara nesh”, tha Spiropali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME