Categories Sport

Priftërinjtë dalin kundër Maradonës: Mos i vini stadiumit të Napolit emrin e tij

Një grup priftërinjsh i kanë shkruar një letër kryepeshkopit të Napolit, Crescenzio Sepe duke kërkuar që të qëndrojnë kundër vendimit për të emëruar Stadio San Paolo me emrin e Diego Armando Maradona.

Legjenda e Napolit vdïq në moshën 60-vjeçare pas një sùlmi në zemër javën e kaluar. Kryebashkiaku i Napolit, Luigi De Magistris vendosi menjëherë të emërojë Stadio San Paolo me emrin e legjendës argjentinase. Por, kjo zgjedhje që nuk po gjen pëlqimin e të gjithëve dhe tani kanë filluar të dalin zërat kundër.

Sipas Il Mattino, një grup priftërinjsh të Napolit i ka shkruar një letër kryepeshkopit të qytetit, Sepe, duke kërkuar që të qëndrojë kundër vendimit për të emëruar Stadio San Paolo në emër të Maradonës. “Stadio San Paolo duhet të jetë emri i të shenjtit që na solli Jezusin”, thuhet fillimisht në letër.

“Me përulësi, ne ndiejmë përgjegjësinë t’ju ​​themi. Të gjithë jemi dakord për një gjë: nuk duam një propozim të tillë. Do të ishte mirë të emërtosh Stadiumin San Paolo-Maradona, si në Milano ku ka San Siro-Meazza”. Letra është nënshkruar nga don Salvatore Giuliano, don Luigi Merola, don Carmine Amore, don Lello Ponticelli dhe don Armando Sannino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME