Categories Lifestyle

Prindër, kujdes fëmijët nga dielli

Rrezet e diellit, aq të domosdoshme për rritjen e tyre mund të sjellin edhe pasoja të rrezikshme për fëmijët në raste të ekspozimit të tepërt.

Mjekët këshillojnë prindërit që të ruajnë fëmijët pasi një djegie gjatë fëmijërisë mund të bëhet shkak për shfaqjen e melanomave dhe kancerit të lëkurës gjatë rritjes. “Duhet të ruhen patjetër me krem mbrojtës me faktorë mbi 30 spf, dhe ndaj dy spektreve të rrezatimit ultravioletë”, ka thënë specialisti Ermira Vasili.

Tjetër kujdes duhet të bëni me nishanet dhe alergjitë. Mjekët bëjnë apel edhe për personat që vuajnë nga sëmundja e lëkurës skeroderma pigmentoza.

“Këta pacientë janë të predispozuar nga kanceri i lëkurës” , tha ai. Infeksionet bakteriale janë ato që favorizohen më tepër nga rrezet e diellit.

“Këto nisin me një flluckë të vogël që shfaqet rreth gojës, më pas hapet në periferi duke krijuar plagë. Këto plagë tek fëmijët e vegjël mund të përhapen me shpejtësi në pjesët e trupit. Është e rëndësishme që nënat kur shohin këto shenja të drejtohen patjetër tek mjeku dermatogol”, tha Vasili. Specialistët thonë se çdo 30 minuta para ekspozimit në diell duhet përsëritur aplikimi i kremit të diellit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME