Categories Lajme

Prindërit e dinin se ishte në gjumë, ndërron jetë në mënyrë tragjike ish-futbollisti shqiptar në Itali

Fundjava ka qenë apsak pozitive për futbollistët shqiptar përsa i përket shëndetit të tyre. Së fundmi nga Italia raportohet se një 24-vjeçar më origjinë shqiptare, Aldi Cala, ka ndërruar jetë në dhomën e shtëpisë së tij.

Sipas ‘La Nazione’, të premten  ish-futbollisti kishte dalë të festonte me shoqërinë e tij dhe ishte kthyer në orët e vona të mesnatës. Të shtunën në mëngjes prindërit e Aldit nuk e kishin zgjuar djalin me idenë se po shplodhej, por kur në orën 18:00 të pasdites kur në shtëpi mbërriti mjeku ishte tepër vonë.

Sipas këtij burimi Cala ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa prindërit kanë deklaruar se 24-vjeçari nuk ka qenë kurrë përdorues i lëndëve narkotike.

Familja Cala prej katër vitesh jetonte në zonën e Ponteteto, ndërsa Aldi Cala kishte qenë pjesë e skuadrës amatore Folgor Marlia, por nuk arriti kurrë të bënte hapin e madh në karrierën e tij sportive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME